ParlamentarePolitika

Caktimi i mandateve, KQZ shtyn mbledhjen për të shtunën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është përfshirë nga debatet lidhur me caktimin e mandateve për zgjedhjet e ardhshme të 2017.

Përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso ka kërkuar shtyrje të diskutimit për këto materiale, pasi është shprehur se është material voluminoz. Ai ka kritikuar gjendjen civile për të dhënat.

“Gjendja civile me të njëjtën shpejtësi për këto të dhëna që i solli KQZ, do lavdërohej në qoftë se ky material do ishte sjellë këtu 2 javë më parë. Opozita duhej të informohej për këtë material. Sjellja e gjendjes civile s’ka asgjë për tu lavdëruar. Ajo la mbyllur sytë në zgjedhjet e fundit në shkelje flagrante për manipulimin e të dhënave, si në Durrës dhe Kavajë. Vendimmarrja e sotme mund të influencojë në rezultatin e zgjedhejve të 2017”, ka thënë Kaso.

Por përfaqësuesi i PS-së, Genci Gjonçaj ka kundërshtuar kolegun e tij, duke u shprehur se opozitës i është dorëzuar materiali dhe e mërkura është afati i fundit. “Harruat Kukësin para shumë vitesh. Institutions në atë kohë se merrnin mundimin të na jepnit të dhëna. Informacioni sot është i plotë dhe i saktë. Ndarja e mandateve s’ka nevojë për shkencë apo politikë, është thjeshtë aritmetikë. Sot është dita e fundit për të vendosur”, tha Gjonçaj.

Edhe anëtari i djathtë i KQZ-së, Hysen Osmanaj është shprehur për shtyrje të caktimit të mandateve, duke u shprehur se lëvizjet në qarqe dhe brenda bashkive janë të mëdha dhe për këtë duhet t’u jepet kohë e plotë. Shqyrtimi i rendit të ditës u shty për të shtunën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button