Home / Parlamentare / Hysen Osmanaj zgjidhet nënkryetar i KQZ-së

Hysen Osmanaj zgjidhet nënkryetar i KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) zgjodhi të enjten Hysen Osmanaj në postin e nënkryetarit të ri të këtij institucioni.

Pas raundit të dytë të votimit nga anëtarët e KQZ-së Osmanaj mundi të marrë votat e nevojshme për t’ú zgjedhur në këtë detyrë.

Osmanaj është anëtar i KQZ-së që nga viti 2012, i propozuar në atë kohë nga shumica e djathtë parlamentare.

Ai pason në këtë detyrë Denar Biben, i zgjedhur disa javë më parë nga Kuvendi, kryetar i Komisionit.

Gjatë mbledhjes së sotme, KQZ shpalli edhe rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme për kryebashkiak në Kolonjë, Qarku Korçë.

Në përfundim të procesit të numërimit të votave dhe miratimit të tabelës përmbledhëse të rezultateve KZAZ nr. 73, u shpall fitues Ilia Sotiraq Stefo, i propozuar nga Koalicioni i majte “Aleanca për Shqipërinë Europiane” (ASE).

Stefo doli fitues me mbi 2 mijë vota përballë kandidatit Dritan Hajro, i propozuar nga koalicioni i djathtë “Aleanca për Punë dhe Dinjitet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.