Home / Ekonomia / Buxheti, Rama: Na parashikuat fundin si PASOK-u, por reformat u vlerësuan nga Merkel

Buxheti, Rama: Na parashikuat fundin si PASOK-u, por reformat u vlerësuan nga Merkel

Kryeministri Edi Rama prezantoi në parlament projektbuxhetin për vitin 2017.

Kreu i qeverisë ka theksuar se rritja e pagave dhe pensioneve është një arritje e kësaj qeverie pas reformave që ka ndërmarrë në tre vite, të cilat sipas tij janë vlerësuar edhe nga Angela Merkel.

Rama u shpreh se në buxhet gjeti një gropë të madhe financiare nga tenderat e qeverisë së kaluar për rrugët, ndërsa likuidoi vetëm 34% të vlerës së kontraktuar për tenderat që bëri.

Kryeministri Rama në fjalën e tij tha se ky buxhet është rezultat i përpjekjeve dhe reformave të mëdha të kësaj qeverie.

Projektbuxheti që sot do të votojmë në parim finalizon një përpjekje të vazhdueshme të këtij mandati qeverisës për të futur shtetin në shinat nga kishte dalë që kur ne morëm detyrën. Për të rritur fuqinë blerëse, financuar bindshëm reforma të mëdha të viteve të fundit që kanë çelur rrugën e një ndryshimi rrënjësor. Buxheti është arritje shumë e rëndësishme. Një nga treguesit më kuptimplotë është spostimi i 100 milion dollarëve nga arka e  buxheti i shtetit në buxhetin e familjeve”, tha Rama.

Kryeministri kujtoi borxhet e qeverisë së shkuar, së bashku me fundin që kishin parashikuar të  djathtët për një skenar grek.

Rama u shpreh i bindur se kjo qeveri do të prezantojë edhe buxhetin e pestë të saj.

1.6 miliard dollarë të palikujduar për rrugët. Po ju jap dhe një shifër tjetër meqë jemi tek gropat, për katandinë e doganeve dhe tatimeve. 1.55 miliardë dollarë u munguan në 8 vjet qeverisje. E shtyu Shqipërinë një hap më shumë drejt greminës financiare.

Tre buxhetet tona mundësuan shmangien e greminës, konsolidimin fiskal. Sot nga një ekonomi që luhatej me 0 dhe 1 përqind rritje kemi një ekonomi që këtë vit do të rritet mes 3.3 dhe 3.5% dhe do vazhdojë të rritet.

Miqtë tanë këtu në të djathtë i parashikuan Shqipërisë një skenar grek, fantazuan dhe deflacionin që u mbiu në gjuhë disa kohë që do rezultonte fatale për qeverinë dhe PS që do përfundonte si PASOK.

Por ja ku është qeveria dhe ku do të jetë dhe sot një vit për të paraqitur buxhetin e pestë. Por le të qëndrojmë tek buxheti i katërt. Jo vetëm rrisim rrogat dhe pensionet por financojmë reformat. Hyjmë në trajektoren e një ulje historike të borxhit ekonomik, stimulojmë mir qeverisjen duke vendosur qytetarin më në qendër se asnjëherë më parë”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.