Politika

Betejë televizive mes Ramës, Bashës dhe Metës

Si rrallëherë, kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të jenë sonte në një betejë televizive.

Kryeministri Edi Rama do të jetë sonte në emisionin Top Story të Sokol Ballës për të folur për integrimin në BE.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha do të jetë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut.

Ndërsa kreu i Kuvendit Ilir Meta do të jetë në emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit në News 24.

Ky i fundit do të ketë edhe betejën më të vështirë pasi do të përballet me Fatos Lubonjën, Andi Bushatin dhe Çim Pekën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button