Home / Kosova / Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër 21 personave për krim të organizuar

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër 21 personave për krim të organizuar

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër njëzete një të pandehurve.

“Sipas aktakuzës 21 të pandehurit akuzohen për vepër penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 paragrafi 2 dhe paragrafin 1, lidhur me veprat penale kontrabandimi i mallrave nga neni 317 paragrafi 2, tregtia e ndaluar nga neni 305 paragrafi 2 dhe shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore nga neni 318 paragrafi 3. Të gjitha lidhur me nenin 31, si dhe për armë mbajtje nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin për media.

Rasti në fjalë është nga lëndët e shenjëstruara, ndërsa, Aktakuzën e ka ngritur një prokuror vendor nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: