Home / Parlamentare / Blushi regjistron partinë në gjykatë, zgjidhet kryetar partie

Blushi regjistron partinë në gjykatë, zgjidhet kryetar partie

E “kryqëzoi” Edi Ramën si privatizues të Partisë Socialiste dhe për mungesë transparence, por vetë rrezikon të bëjë të njëjtën gjë. Ben Blushi, i cili tashmë ka ndryshuar dhe karrigen në sallën e parlamentit duke u ulur në rreshtat e opozitës, duket se ka konsumuar një vendimmarrje në mungesë të plotë të transparencës dhe të komunikimit me publikun, të cilën thotë se e dëshiron aq shumë.

Deri më tani, nga organizata politike e tij, Mimoza Hafizit dhe disa aktivistëve të tjerë, janë bërë publike dhjetëra aktivitete, por asnjë rast, nuk është njoftuar një proces zgjedhor për kryetarin e kësaj partie dhe strukturat e saj drejtuese. E kundërta rezulton ligjërisht.

Në vendimin e Gjykatës së Tiranës, thuhet se Ben Blushi është zgjedhur kryetar i kësaj partie, dhe se kjo gjykatë ka vendosur ta regjistrojë partinë “Lista e Barabartë” në 25 nëntor, raporton Shqiptarja.com.

“Gjykata vendosi:
1. Pranimin e kërkesës.
2. Regjistrimin e partisë “Lista e Barabartë”, me iniciale “Lista” në regjistrin e partive politike në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
3. Selia e partisë “Lista e barabartë” është në Tiranë, rruga “Sami Frashëri” nr.5.
4. Organet drejtuese të partisë “Lista e Barabartë” janë Forumi, Koordinatori, Këshilli, Bërthama, Komisioni i Etikës, Komisioni i Garancive, Kryetari, për të cilat përcaktohet saktësisht në statut procedura e konstituimit, vendimmarrjes dhe kompetencat.
5. Kryetari i Partisë “Lista e Barabartë” është zgjedhur z. Ben Blushi.
6. Partia “Lista e Barabartë” ka programin, vulën dhe logon e saj. U shpall sot më dt 25.11.2016 ora 14.58 min Tiranë”,­ thuhet në vendimin e gjykatës. Por çfarë thotë statuti i partisë së Ben Blushit për zgjedhjen e kryetarit? Neni 8 dhe 14 kanë specifikimet se kryetari zgjidhet nga të gjithë anëtarët e partisë, proces që edhe mund të jetë kryer, por që publikut i është mbajtur i fshehtë. “Neni
8. Forumi. Forumi është mbledhja e të gjithë anëtarëve të LIBRA-­s. Forumi është organi më i lartë vendimmarrës i LIBRA­s. Forumi mblidhet të paktën një herë në vit.

Mbledhja thirret nga Kryetari, nga 1/3 e Bërthamës ose me kërkesë të 10 përqind të anëtarëve të LIBRA-­s. Me thirrjen e Forumit përcaktohet edhe rendi i ditës. Forumi ka të drejtë dhe merr këto vendime: Zgjedh Kryetarin, Zgjedh Bërthamën, Zgjedh kandidaturat e përfaqësimit politik për zgjedhjet e përgjithshme apo vendore, Miraton programin dhe të gjitha platformat politike dhe programet zgjedhore të LIBRA­-s, miraton buxhetin vjetor,Miraton Statutin dhe ndryshimet e tij. Neni 14/Kryetari.

Kryetari zgjidhet nga Forumi, ndërmjet anëtarëve të LIBRA-­s, me shumicë të votave të Forumit. Kryetari ka këto kompetenca: Përfaqëson ligjërisht LIBRA­n për palë të treta; Thërret dhe drejton mbledhjet e Forumit; Thërret dhe drejton mbledhjet e Bërthamës; Vendos për çështje politike dhe të organizimit elektoral të LIBRA­s. Mandati i kryetarit është dy vjet. I njëjti kryetar nuk mund të ketë më shumë se tre mandate”,­thuhet në statutin e LIBRA­-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published.