Home / Ekonomia / Call Center, Italia e Shqipëria me grup të përbashkët për gjetjen e zgjidhjes

Call Center, Italia e Shqipëria me grup të përbashkët për gjetjen e zgjidhjes

Italia dhe Shqipëria do të ngrejnë një grup të përbashkët për evidentimin e rrrugëve të zgjidhjes për problemin e Call Center-ave.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, i cili është takuar në Romë me homologun e tij, Paolo Gentiloni.

Në Romë me kolegun dhe mikun e mirë të vendit tonë Paolo Gentiloni. Zhvilluam një bisedë të  shkëlqyer mbi thellimin e raporteve dypaleshe, si dhe u ndalëm veçanërisht në problematikën e ‘Call Centre’ ku ramë dakord për të ngritur një grup të përbashkët për evidentimit të rrugëve të zgjidhjes. Mirënjohje për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshm të Italisë në rrugën tonë drejt BE-së”, shkruan Bushati.

Leave a Reply

Your email address will not be published.