Home / Politika / Rama: Reforma në drejtësi të pastrojë gjykatat; Lu: Efekti i parë te politikanët

Rama: Reforma në drejtësi të pastrojë gjykatat; Lu: Efekti i parë te politikanët

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se çelësi për të luftuar fenomenin e korrupsionit është reforma në drejtësi, e cila sipas tij duhet të pastrojë më parë sistemin e drejtësisë, i kthyer sipas tij në një pazar.

“Kur flasim për korrupsionin kemi tendencën që gjithçka ta lidhim me denoncimin, hetimin dhe gjykimin dhe patjetër kjo bën një domosdoshmëri të hershme të shoqërisë sonë: reformën në drejtësi dhe transformimin rrënjësor të drejtësisë, një sistem që është kthyer në një pazar të madh ku drejtësia blihet dhe shitet”, ka thënë Rama.

Por, sipas tij, drejtësia mund të kthehet në një sistem ku garancia kushtetuese e barazisë përpara ligjit bëhet e mundur.

“Ne kemi ndërmarrë një rrugë reformash të mëdha e të thella që synojnë ndërtimin e sistemeve në çdo sektor, ku alternativa e korrupsionit luftohet përmes një cilësie të re të institucioneve dhe shërbimit që ato ofrojnë”, ka thënë Rama.

I pranishëm në këtë tryezë, ambasadori amerikan Donald Lu ka deklaruar se, reforma në drejtësi duhet të japë më parë efektet tek politikanët e korruptuar.

“Duhet të prisni që politikanët të përballen me drejtësinë”, ka thënë Lu në një takim që kishte në fokus korrupsionin.

Diplomati amerikan ka theksuar se, “me zbatimin e reformës trafikantët e drogës duhet të frikësohen”. Ndërsa ata persona që po përpiqen ta vonojnë reformën, sipas tij, “janë të frikësuar”.

One comment

  1. RAMA.nUK ESHTE E LEHTE TE PASTROHEN PLEHRAT E HAJDUTERISE SHQIPETARE TE KOPESE TE sALI bRISHES DHE VLADIMIR KRISTOS,aDRIATIK LLALLES ETJ.tE SILLET nato NE tIRANE.tE CLIROHET SHQIPERIA NGA FASHIZMI I SALI bERISHES.

Leave a Reply

Your email address will not be published.