Home / Politika / Basha: Krimet në Fier dhe Korçë reflektojnë gjendjen e varfërisë

Basha: Krimet në Fier dhe Korçë reflektojnë gjendjen e varfërisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka konsideruar vrasjet e fundit në Fier dhe në Korçë si një reflektim i gjendjes së varfërisë në vend.

Në një deklaratë për mediat, Basha thotë se Shqipërisë duhet ti kthehet shpresa dhe politika ka rolin kryesor për këtë gjë.

“Jam i tronditur nga krimet e tmerrshme në familje në Fier dhe në Korçë. Jam veçanërisht i hidhëruar që këto krime kanë marrë jetë të pafajshme fëmijësh dhe grash.

Këto ngjarje më shumë se krime individuale reflektojnë gjendjen e varfërisë dhe dëshpërimit ku ka hyrë shoqëria jonë, si dhe rënien e mbështetjes shoqërore për njëri-tjetrin”, tha Basha.

Sipas tij, “Shqipërisë duhet t’i kthehet shpresa, duhet t’i kthehen mundësitë në mënyrë që të gjithë të jetojnë të mirëqenë dhe të qetë. Politika ka rolin kryesor për këtë gjë: ajo duhet të pushojë së punuari për pakicën dhe duhet t’u rikthehet njerëzve dhe halleve të tyre.

Ne nuk mund të vrasim njëri0tjetrin, duhet të vrasim politikën e keqe. Ne duhet të japim jetën për fëmijët tanë dhe jo të marrim jetë fëmijësh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.