Home / Kronika / FOTO: Kush është nëna 24-vjeçare e dy fëmijëve të tragjedisë së sotme në Korçë

FOTO: Kush është nëna 24-vjeçare e dy fëmijëve të tragjedisë së sotme në Korçë

Detaje të tjera dalin në dritë pas ngjarjes makabre të ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Korçë, ku një 41-vjeçar mbyti dy fëmijët e më pas vari veten në tavan.

Mësohet se nëna e dy fëmijëve 4 dhe 2 vjeç, që gjetën të pajetë në banesën e tyre, ishte vetëm 24 vjeç.

Marsela Toshi, punonte në një lokal nate, dhe burri i saj nuk ia lejonte këtë.

Me sa duket nga këto ka nisur edhe konflikti mes çiftit, duke pasuar me largimin nga banesa të 24-vjeçares dy muaj më parë.

Sipas fqinjëve të tyre, gruaja ishte kthyer në banesë mbrëmjen e djeshme, ku ka qëndruar deri në orën 2 pas mesnate, duke kërkuar të marrë fëmijët e saj.

Pasi nuk e ka arritur këtë gjë është larguar.

Nga ky moment fqinjët rrëfejnë se kanë dëgjuar të bërtiturat dhe ulërimat e fëmijëve, por nuk e kanë menduar se 41-vjeçari do të arrinte deri aty sa të mund të kryente një krim të tillë.

Mësohet se gruaja e re, e cila kishte fëmijën 4 vjeç nga martesa e parë, dhe fëmijën 2-vjeçar nga martesa me Naum Toshin, e kishte denoncuar këtë të fundit, për faktin se e pengonte të punonte.

marsela-2

Leave a Reply

%d bloggers like this: