Ekonomia

Turizmi dimëror, Shqipëria ndër destinacionet ekonomike për të bërë ski

Me fillimin e muajit dhjetor duket se ka filluar zyrtarisht edhe sezoni i skive. Ato pak resorte që gjenden në Shqipëri, kryesisht në rajonin e Korçës janë bërë gati të presin pushuesit me ardhjen e borës së parë. E tillëështë pista e Bigëllit, në Dardhë apo edhe Voskopoja. Boga, gjithashtu është një destinacion i favorshëm për të bërë ski. Edhe pse mungojnë resortet e mirëfillta të skive, ka përpjekje nga biznese lokale për të ofruar këtë përvojë e cila tërheq jo pak turistw, veçanërisht kryeqytetasit.

Kosova me qendrën e saj të madhe Brezovica, mund të jetë gjithashtu një mundësi e cila siguron një përvojë më vete.

Qendrimet në këto destinacione kushtojnë mesatarisht nga 40 –60 euro për person (all inclusive)përfshirë këtu edhe pajisjet për ski, si dhe shoqërimin me instruktor.

Timeout.com ka realizuar një renditje të destinacioneve ekonomike për të bërë ski dhe në tëështë përfshirë edhe Shqipëria, por duke theksuar se nuk ka resorte tw mirwfillta.Më të “mëdhenjtë” për realizimin e këtij sporti mbetet padyshim Zvicra, Austra, Franca, Italia dhe Gjermania.

Ndërsa sipas tourismreview.com ky sezon dimëror pritet të jetë më i shtrenjë në krahasim me një vit më parë. Në Europë mesatarisht një ditë qëndrimi në një resort dimëror skish do të kushtojë rreth 54 euro.

Në Austri, çmimi për një ditë qëndrimi për të rritur do të rritet me 1.14 euro ose rreth 2.72%. Mesatarisht, një austriak  do të paguajë 43 euro në ditë.

Në Zvicrës, çmimet do të rriten me rreth 0.65 euro ose me 1.13%, për një total prej 43 eurosh.

Italia, parashikon rritje tëçmimeve për qëndrimin një ditor në restortet dimërore me rreth 2.37 euro, për një total prej 43 eurosh. Në SHBA dhe Kanada gjithashtu çmimet do të shënojnë rritje mesatarisht me 6.04% dhe 6.81%.Në SHBA një ditë qëndrimi do të kushtojë mesatarisht 84 euro, ndërsa në Kanada rreth 65 euro.

Por, në krye të klasifikimit si desinacioni më i lirë këtë vit është Republika Çeke, ku një vizitor do të paguajë mesatarisht 27 euro për një ditë qëndrimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button