Europa

Polaku, Donald Tusk zgjidhet president i Këshillit dhe italiania, Mongherini shefe e diplomacisë

Federica-Mongherini-lday-Pesc1 Kryeministri polak, Donald Tusk u emërua si presidenti i ardhshëm i Këshillit Evropian dhe ministrja italiane e Punëve të Jashtme, Federica Mogherini, si shefe e diplomacisë së Bashkimit Evropian, njoftoi sot presidenti i Këshillit, Herman Van Rompuy.
Van Rompuy e bëri këtë njoftim në rrejtin social Twitter, pak pas fillimit të samitit evropian, ku do të diskutohen gjithashtu sanskionet kundër Rusisë akuzuar për një përshkallëzim tjetër në Ukrainë.
Tusk, 57 vjeç, anëtar i partisë konservatore evropiane PPE, do të pasojë në muajin dhjetor Van Rompuy, i cili ka qenë presidenti i parë i përhershëm i Këshillit, një post strategjik ngarkuar për koordinimin e punës së presidentëve dhe kryeministrave dhe përfaqësues i Bashkimit Evropian përkrah presidentit të Komisionit.
Mogherini, 41 vjeçe, pjesë e Partisë demokrate italiane, anëtare e familjes socialiste evropiane. Pas fitores bindëse të Partisë Demokrate në zgjedhjet evropiane, kryeministri italian, Matteo Renzi paraqiti kandidaturën e saj për të pasuar në muajin nëntor britaniken, Catherine Ashton

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button