Kronika

Forumi i Romës, Çako: T’i kthejmë kufijtë në barriera për kriminelët

“T’i kthejmë kufijtë tanë në barriera të pakalueshme  për kriminelët dhe në vija të padukshme për qytetarët tanë”, kështu deklaroi drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako në fjalën e tij në forumin  e Romës.

Në një tavolinë të rrumbullakët u trajtuan çështjet aktuale me të cilat përballen policitë e vendeve tona dhe që shqetësojnë sigurinë e publikut  të tilla si: Terrorizmi, krimi i organizuar dhe migracioni i paligjshëm.

Të pranishëm ishin të gjithë drejtorët e Policive të Ballkanit Perëndimor, si dhe Drejtorët e organizatave dhe agjencive që mbështesin policitë evropiane si Europol, Interpol, SELEC, por edhe nga Bashkimi Evropian.

Ndërkohë Drejtori i Policisë pati një takim dypalësh edhe me Prefektin Gabrielli të Policisë Italiane. Ai theksoi se, bashkëpunimi ka nivele të shkëlqyera.

“Kanalet e ngritura (Interforza në Tiranë dhe oficerët e kontaktit në Bari e Romë) janë duke dhënë rezultate të shkëlqyera në drejtim të kapjes së të kërkuarve, parandalimit të vrasjeve, kapjes së trafikut me gomone e me mjete të tjera që trafikantët kanë filluar të eksperimentojnë, si avionë të vegjël e motorë uji.  Kjo është shenjë e një luftë pa kompromis që së bashku po bëjmë. Përgëzoj rritjen e bashkëpunimit edhe me Policinë e Kufirit në Bari me Drejtorin Xhelik dhe Kazavola, por edhe të Guardia di Finanza me Kolonelin Maxhore të Repartit aereo-detar e Repartet operative të Karabinierisë me Kolonelët Pellegrino e Barbera Jam i lumtur të konstatoj se vendosja e një koordinatori tuaj në QNOD dhe vendosja e oficerit të kontaktit në Bari janë dëshmi e rezultateve të shkëlqyera në luftën kundër trafiqeve në det, por jo vetëm, u shpreh Drejtori i Policisë së Shtetit”, tha Çako.

Nga ana e tij Shefi i Policisë Italiane prefekti Franco Gabrielli, shprehu falënderimet e tij për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe unik me Policinë e Shtetit Shqiptar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button