Kronika

Shqipëria e fundit në rajon, fondet e shëndetësisë të ulëta në raport me PBB

Shqipëria renditet e fundit për sasinë e fondeve që akordon për shëndetësinë, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, si në rajon ashtu edhe në Evropë.

Sipas agregateve fiskale të publikuara nga FMN për periudhën 2012-2015 për 43 vende evropiane, shihet se shpenzimet e Shqipërisë në drejtim të shëndetit janë vetëm 2.8 për qind e PBB-së, teksa mesatarja e europiane për këtë tregues është 6 për qind.

Në këtë renditje, Shqipëria shpenzon më pak se çdo vend i rajonit për shëndetin e popullatës.

Bosnja akordon 6.9 për qind të fondeve në raport me PBB, për shërbimet publike të shëndetësisë, Kroacia 6.4 për qind, Maqedonia 4.3 për qind, Mali i Zi 4 për qind dhe Serbia 6.1 për qind.

Por, edhe duke ju referuar buxhetit 2017, i cili është votuar në parim në parlament, përsëri buxheti i shëndetësisë nuk arrin të jetë në të njëjtin nivel, të paktën me vendet e rajonit.

Vendet e rajonit shpenzojnë mesatarisht për shërbimet e shëndetit 5.5 për qind të PBB-së, ndërsa Shqipëria sa gjysma e këtij treguesi me vetëm 2.95 për qind të PBB-së.

Shpenzimet më të larta i kanë Danimarka, Holanda dhe Suedia, të cilat kanë dedikuar 9-10 për qind të PBB-së për shëndetësinë.

Shpenzime të larta, mbi 8 për qind, ofrojnë edhe Gjermania, Franca, Belgjika, ndërsa për shumicën e vende europiane ky tregues është 5-7 për qind.

Shqipëria ka pasur historikisht shpenzime të ulëta për shërbimet e shëndetit dhe arsimit edhe pse janë dy nga shtyllat kryesore të zhvillimit të shoqërisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button