Ekonomia

Dervishaj: Në 2017-n nuk ka koncensione për rrugët e tjera

 Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, prezantoi në Komisionin parlamentar të Ekonomisë buxhetin për vitin 2017. Gjatë fjalës së tij, ministri Dervishaj tha se është duke u negociuar kontrata për koncensionin e mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit, segmenti Milot – Morinë, të cilën e fitoi konsorciumi Catalyst Viva Das General Constructing LL.C”, “Salillari” LTD, dhe “Kastrati” SH.A.
Sipas ministrit, në lidhje me këtë kontratë nuk ka ende një vendim duke qesë se pritet të marrë edhe miratimin nga Kuvendi.

Kreu i Transportit sqaroi edhe faktin se në rast të mungesës së trafikut do të jetë shteti ai që do të subvencionojë konsorciumin.
Dervishaj, garantoi se gjatë vitit 2017 nuk do të jepen rrugë të tjera me koncension.
Ndërsa në lidhje me Rrugën e Arbërit, ministri Dervishaj tha se ka një koncension të pakërkuar nga një kompani shqiptare për të cilën nuk është vendosur akoma.

Sa i përket projektit të Portit të Karpenit, ministri Dervishaj tha se ky është vetëm një projekt ide e se nuk ka asgjë konkrete, por do të ishte i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button