Kronika

Kokainë në Bllok, shpërndarësit të pajisur me distinktiv policie

Dy shpërndarës së kokainës në lokalet e natës në kryeqytet janë arrëstuar nga polciia e Tiranës ditën e sotme.

Klodian Stafa, 35 vjeç, dhe Bashkim Ndreu, 33 vjeç, të dy banues në Tiranë, ushtronin aktivitetin e kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike në lokale të ndryshme të natës së kryeqytet, kryesisht në zonën e ish-Bllokut.

Arrestmi i tyre është bërë i mundur ditën e sotme, teksa këta dy të rinj do bënin shkëmbimin e një sasie lënde të dyshuar narkotike në zonën e “Zogut të Zi”.

Në sajë të operacionit “Bear”, uniformat blu kanë bërë të mundur ndalimin e menjëhershëm të tyre, teksa ndodheshin në një automjet tip “Mercedes Benz”.

Nësohet se 33-vjeçari Bashkim Ndreu, duke përdorur një portofol të dyshuar si ai i policisë, prezantohej si një punonjës policie, me qëllim shmangien e kontrolleve nga shërbimet policore.
Nga kontrolli i ushtruar këtyre shtetasve është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të:

– 301 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”
– 5 aparate telefonikë të llojeve të ndryshme
– 1 portofol i dyshuar si ai i policisë
– 90.000 Lekë
– 100 Euro
– 1 automjeti i tipit “Mercedes Benz”

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button