Amerika

SHBA, gjykata ndalon rinumërimin e votave në Miçigan

Një gjykatës federal urdhëroi bordin zgjedhor të shtetit Miçigan që të ndalojë rinumërimin e votave të zgjedhjeve presidenciale.

Gjykatësi Mark Goldsmith e dha këtë urdhër të mërkurën vonë, duke rrëzuar një udhëzim të mëparshëm që lejonte rinumërimin.

Vendimi i Goldsmithit i mohon kandidates së partisë së gjelbër, Jill Stein kërkesën për rinumërim.

Sipas gjykatës, Stein nuk është palë e prekur dhe nuk ka asnjë arsye të kërkojë rinumërim, pasi sido që të shkojë ai, ajo nuk ka asnjë shans për të fituar.

Gjykata thkesoi se Jill Stein kërkon rinumërim si e drejtë për të marrë pjesë në zgjedhje të ndershme, por ndërkohë nuk ka siguruar as edhe një provë për manipulim të zgjedhjeve.

Gjykatësi Goldsmith tha se e gjithë çështja ligjore e Stein është bazuar mbi pretendime spekulative për cënueshmërinë e makinerive të votimit.

Vendimi i gjykatësit federal u përshëndet nga republikanë në Miçigan, të cilët që më herët thonin se Jill Stein, e cila mori vetëm 1% të votave në këtë shtet, nuk mund të merrte peng vullnetin e votuesve duke organizuar një numër të kushtueshëm publik.

Veç Miçiganit, Stein ka kërkuar rinumërim edhe në Uiskonsin dhe Pensilvani, shtet ku Trump fitoi fare ngushtë ndaj Hilari Klintonit.

Urdhëri i fundit i Gjykatës Federale, i cili ka ndalur efektivisht rinumërimin në Miçigan, mund të apelohet nga Stein.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button