Home / Te ndryshme / A është e vërtetë që përdorim vetëm 10% të trurit tonë? Ja çfarë thotë shkenca

A është e vërtetë që përdorim vetëm 10% të trurit tonë? Ja çfarë thotë shkenca

Truri është diçka e mahnitshme. Ai na ndihmon të mësojmë, të krijojmë, të imagjinojmë dhe nuk ka asgjë në këtë botë që neuronet tona magjike mund të mos e bëjnë.

Por shumica e njerëzve besojnë se ne përdorim vetëm 10% të trurit tonë.

Disa thonë se njerëzit me perceptim jashtëshqisor janë thjesht në gjendje të përdorin më shumë përqindje nga truri i tyre se sa njerëzit e tjerë.

Imagjinoni se ç’do ishim në gjendje të bënim nëse do e vinim në punën edhe 90% tjetër të mbetur. Fatkeqësisht për ata që e besojnë këtë ide, 10% është një mit

Fakti është se njerëzit e përdorin të gjithë trurin e tyre. Hulumtuesit duke përdorur teknika kërkimi të imazhit të trurit nëpërmjet skanimeve dhe rezonancave, kanë zbuluar se truri përdoret i gjithi, sipas Barry Beyrestein, profesor psikologjie në Amerikë.

Është e vërtetë që njerëzit nuk përdorin të gjitha pjesët e trurit të tyre njëkohësisht, ashtu siç njerëzit nuk përdorin të gjitha muskujt e trupit në të njëjtën kohë. Por në një aktivitet gjatë ditës, ashtu siç përdoren të gjitha muskujt e trupit përdoren edhe zonat e trurit.

Miti i 10% sugjeron se pjesa më e madhe e trurit është në pritje të përdorimit. Por nëse pjesë të trurit do të rrinin papërdorur, efektet e dëmeve në ato pjesë duhet të ishin të vogla.

Por të shumtë janë njerëzit që kanë vuajtur nga trauma në kokë, dëmtime dhe kancere në tru.

Kështu që përdorni trurin dhe mos e besoni këtë mit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.