Europa

Tusk: Nuk mund ta imagjinoj Bashkimin Evropian pa Britaninë e Madhe

Cameron_Tusk1-405x350Kryeministri polak, Donald Tusk, presidenti i ardhshëm i Këshillit Evropian, theksoi dje se nuk mund të imagjinonte një BE pa Britaninë e Madhe dhe premtoi se do të marrë në konsideratë shqetësimet e këtij vendi.
“Bashkimi Evropian, dhe unë personalisht, do të marrim parasysh shqetësimet e shprehura nga Britania e Madhe”, theksoi Tusk në një konferencë shtypi në Bruksel, menjëherë pas njoftimit të emerimit të tij për të zëvendësuar belgun, Herman Van Rompuy.
“Jam i sigurt se e ardhmja e BE-së nuk kalon nga rënia dhe kontraktimi i saj dhe asnjë person i arsyeshëm nuk mund ta imagjinojë Bashkimin Evropian pa Britaninë e Madhe, madje as une nuk e imagjinoj”, theksoi ai.
“Kam biseduar me kryeministrin britanik, David Cameron, ai ka paraqitur propozime të shumta për reforma dhe jam i sigurt që (…) ne do të mund të arrijmë në një marrëveshje, ne do të bëjmë përpjekje të eliminojmë barriera të shumta, lirinë e qarkullimit të punëtorëve, për shëmbull”, shtoi Tusk.
Cameron shkaktoi një indinatë në fillim të vitit në Poloni duke kritikuar privilegjet që përfitonin, sipas tij, punonjësit polakë të imigruar në Britaninë e Madhe dhe veçanërisht ata që merrnin ndihma për fëmijët e tyre duke qëndruar në Poloni.
Nën presionin e euroskeptikëve në vendin e tij, David Cameron premtoi se do të organizonte deri në vitin 2017, nëse rizgjidhej vitin e ardhshëm, një referendum për një dalje të Britanisë nga Bashkimi Evropian

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button