ParlamentarePolitika

Meta: Pse e takova ambasadorin Lu

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, në një konferencë për mediat ka folur për takimin që ka patur sot me dy ambasadorët, Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Ishte një takim ku u fol për ecurinë e reformës në drejtësi. Ligji i vetingut është mjaft i rëndësishëm dhe duhet që të kalojë në përputhje me rekomandimet e Venecias. Ai është kushti i vetëm për hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët për dekretin e Presidentin Nishani për ligjin e mbetjeve, Meta nuk konfirmoi se votat e LSI-së do të bashkohen me mazhorancën për ta rrëzuar.

“Dekreti i Presidentit do të trajtohet me seriozitetin që parashikon rregullorja, sa për pyetjen e dytë, mendoj se duhet të pyesni kreun e grupit parlamentar të LSI-së për këtë çështje”, tha Meta.

Lidhur me letrën e deputetit të PD-së, Arben Ristani për shkarkimin e kreut të Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen CEZ, Meta tha se do ta shikonte me seriozitet, por shtoi se nuk mund të dalë mbi rregulloren e Kuvendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button