Kosova

Gjithçka gati, mësimi fillon nesër

gjith-ccedil-ka-gati-m-euml-simi-fillon-nes-euml-r_hdMinistria e Arsimit ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e vitit të ri shkollor, kurse ministri në largim, Ramë Buja, u ka uruar të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve sukses.

Ministri i Arsimit, Ramë Buja, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, u ka shprehur urimet më të përzemërta të gjithë nxënësve, për këtë ditë të rëndësishme, e cila shënon një fillim të ri në rrugëtimin drejt diturisë dhe ndërtimit të një të ardhme të ndritur.

Buja ka uruar edhe të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit për përkushtimin, profesionalizmin, vlerat dhe virtytet njerëzore që po transmetojnë në edukimin e brezave të ardhshëm.

“Shkolla shqipe ka njohur vite të rënda të punës së saj në të kaluarën dhe ishit Ju mësimdhënësit ata që i dhatë më së shumti, duke e mbajtur gjallë, rimëkëmbur dhe zhvilluar. Andaj, ne do të përkulemi gjithnjë dhe do t’u jemi mirënjohës të gjithë mësimdhënësve për kontributin që dhanë në edukimin dhe zhvillimin e shoqërisë”.

“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet për një fillim të mbarë dhe besojmë se ky vit shkollor do të jetë i suksesshëm. Me dëshirën që suksesi të mos ju mungojë asnjëherë dhe që të kenë shëndetin e mirë, uroj veçanërisht ata nxënës, të cilët këtë vit për herë të parë fillojnë rrugën e dijes”, thuhet në urimin e Bujës.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2014/15,të hënën Buja do të përurojë Shkollën e Mesme të Lartë në Shtime, ndërsa do të bëjë edhe shpërndarjen simbolike të Abetares për nxënësit e klasës së parë në Shkollën Fillore “Emin Duraku” në Prishtinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button