Ekonomia

Ligji i Call Center hyn në fuqi pas 3 muajsh

Zëvendës ministrja italiane e zhvillimit ekonomik Teresa Bellanova, në një intervistë për “Corriere della Sera” ka folur mbi ndyshimet e ligjit të shoqërive Call Center italiane, i miratuar në mënyrë definitive më datë 7 dhjetor nga Dhoma e Senatit të Parlamentit.

“Ky ligj do të hyj në fuqi 90 ditë pas publikimit të tij në Gazetën Zyrtare, është shprehur zëvendes/ ministrja italiane.

Kjo normë ligjore vlen dhe për shoqëritë italiane të Call Centerave që kanë spostuar qëndrat e tyre jashtë territorit italian.

Ligji i jep këtyre shoqërive 3 muaj kohë për t’u organizuar.

“Të flashësh me një operator call center jashtë territorit italian është tashmë mjaft frekuente. Shoqëritë italiane i kanë zhvendosur selitë e tyre jashtë territorit për interes të tyre. Sektori i Call Center është me një densitet të madh pune e në vende Shqipëria, kosto e punës është mjaft e ulët.”

Normativa e re ligjore për shoqëritë call center, e cila do të hyjë në fuqi në muajin prill detyron operatorin të informojë paraprakisht vendimin nga ku po ushtron fizikisht aktivitetin e tij. Është në zgjedhjen e klientit të vendosë të ketë shërbimin nga ky operator jashtë kufirit italian apo të preferojë një operator shërbimi në Itali apo në një vend tjetër të Bashkimin Europian.

Operatori i shërbimit Call center jashtë Italisë ka për detyrë të vë menjëherë në dispozicion të klientëve, kërkesën e tyre për një operator shërbimi nga Italia apo nga një vend tjetër i BE.

“Në rast se shoqëritë Call Cneter nuk i përshtaten kësaj normative ligjore, për ta do të ketë një gjobë prej 50 mijë euro në ditë”, deklaron zëvëndësministrja italiane Bellanova.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button