Ekonomia

Transporti me traget, rritet numri i udhëtarëve

Mbi 777 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj janë regjistruar këtë vit në portin e Durrësit si udhëtarë të trageteve që jaën nisur apo kthyer nga itala.

Në prag të festave të fundvitit, ky numër pritet të rritet pasi transporti detar shihet si një mundësi e mirë udhëtimi, ndërsa arsyet e zgjedhjes së tij janë të ndryshme.

Nuk mungojnë as kritikat, që lidhen kryesisht me konsumin e duhanit në tragete. Edhe sipas zëdhënësit të Autoritetit Portual Durrës, një sërë faktorësh kanë ndikuar në rritjen me 10 % të numrit të udhëtarëve dhe 15 % të automjeteve krahasuar me një vit më parë.

“Përmirësimi i kushteve bashkëpunimi mes institucioneve kanë qenë faktor i rëndësishëm, ndërkohë që në raport me avionët, transporti detar të mundëson lëvizjen me veturat personale.

Numri i veturave është në rritje dhe nga portet italiane është vlerësuar puna në portin e Durrësit”, thotë Gëzim Kabashi, zëdhënës i APD-së.

Çdo dite në portin e Durrësit përpunohen mesatarisht 2350 udhëtarë dhe 480 autovetura, ndërsa nga fundjava e ardhshme pritet një fluks në rritje emigrantësh që vijnë në atdhe për të kaluara festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button