Home / Parlamentare / Tahiri “dëshmitar” në Komision për pajisjen e përgjimit, replika me Flamur Nokën

Tahiri “dëshmitar” në Komision për pajisjen e përgjimit, replika me Flamur Nokën

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ishte i ftuar në seancën dëgjimore për komisionin hetimor për pajisjen e përgjimit IMSI Catcher.

Tahiri u tha deputetëve se për të gjitha pyetjet duhet të drejtoheshin tek prokuroria që po zhvillon hetimet për rastin.

Pas pyetjeve të kreut të komisionit hetimor Flamur Noka dhe përgjigjeve të njëjta të ministrit, ai u largua nga komisioni.

Noka: Në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme për përgjimet është i thirrur në këtë seancë dëgjimore për të katërtën herë Ministrie i Brendshme, Saimir Tahiri , në rolin e dëshmitarit.

Pjerin Ndreu: Dua të kërkoj nga ju zoti Kryetar korrekte maksimale që mos të dalim nga pyetet dhe mos të bëhemi shkak që komisioni mos të bëhet politik. Ju lutem shume që mos të kalojmë në akuza dhe kundër akuza.

Noka: Ju siguroj që ne do të bëjmë vetëm detyrë n dhe vetëm detyrën që na cakton ligji si komision. Politikë do bëjmë se jemi politikan, por ajo që është e rëndësishme është se ky komision është i krijuar nga Kuvendi për të zbardhur një të vërtet pasi ka të bëjë me shkeljen e Kushtetues, Prandaj, të jeni të sigurt se kemi detyrë të jemi të qartë para ligjit. Nuk do bëjmë asgjë më shumë përveçse detyrën dhe zbatimin e ligjit.

Ndreu: Nëse ne do nxjerrim fakte nesër, kemi të drejtë të akuzojmë filanin. Ndaj nuk duhet të bëjmë punën dhe jo show mediatik.

Noka: Ju siguroj që s’ka asnjë problem për tu shqetësuar nga ana jonë. Çdo gjë do ti referohet komisionit. Detyra jonë është që të zbardhet kjo e vërtetë. Nuk thashë më shumë. Ji i vëmendshëm, pasi nuk kapërceva kufirin. Qytetarët dhe ligji është më i predizpozuar që të dëgjojë dëshmitarin.

Noka: Z. dëshmitar jeni në dijeni të futjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të një pajisje të quajtur Imsi Catcher?

Tahiri: Jam dijeni për çdo gjë që ka të bëjë me detyrën time. Për çdo çështje tjetër pyesni institucioneve përgjegjëse.

Noka: Mos më këshilloni, jeni këtu për të dhënë përgjigje. Vazhdoni.

Tahiri: Për këtë çështje ka një hetim nga prokuroria.

Noka: A jeni në dijeni?

Tahiri: Nëse keni rezerva për përgjigjen time, mund të bëni edhe kallëzim penal.

Noka: Zoti dëshmitar, në një emision televiziv në Top Channel keni deklaruar se në Shqipëri është futur një pajisje Imsi Catcher dhe se ajo është futur vetëm për të përgjuar numrat.

Tahiri: Mund t’i referoheni Sokol Ballës dhe asaj që kam thënë.

Noka: Jeni ju i thirrur, jo Sokol Balla, ndaj përgjigjuni!

Tahiri: Kjo ishte përgjigjja ime, nëse keni rezerva bëni kallëzim në Prokurori. Unë u përgjigja.

Noka: Zoti dëshmitar keni thënë në një emision televiziv se pajisja Imsi Catcher është përdorur vetëm nga specialistë italianë, jo shqiptarë.

Tahiri: Mund t’i referoheni përgjigjes që kam dhënë publikisht.

Noka: Në 12.6.2015 në burgun 302 në librin e protokollit ekziston e shënuar që me urdhër të drejtorit të futet në ambientet e burgut, makina me targë AA 380 BG me drejtues Eltion Xhelili që ëhstë një nga dëshmitarët e thirrur për këtë çështje për të monitoruar cilësinë e ajrit në burg. A jeni në dijeni dhe a është Xhelili punonjës i policisë?

Tahiri: Referojuni të dhënave dhe borderove të policisë.
(ndërhyn Pjerin Ndreu)

Noka: Mos u mërzit Pjerin, ai di dhe numrat e uniformave të policisë.

Noka: Zoti dëshmitar a është përdorur Imsi Catcher për përgjim

Tahiri: Përgjigjja ime për këtë dhe çdo pyetje tjetër është referojuni hetimeve që po bën prokuroria.

Ndreu: Pyetjet që i bëni ju ministrit nuk kanë lidhje me detyrën e ministrit. Asnjë nga veprimet operacionale të Policisë së Shtetit nuk monitorohet nga ministri. Ju keni qenë vetë ministër. Nuk ka lidhje ministri i Brendshëm. Më duket se ke harruar detyrën që ke bërë ti dhe po e pyet për disa kompetenca që nuk i ka. Është pozicion politik jo teknik.

Noka: Faleminderit zoti nënkryetar. Unë këtu dhe ky komision i nderuar nuk po bën asnjë lloj diskutimi që ka të bëjë me kompetencat e ministrit. Ministri është thirrur në cilësinë e dëshmitarit që ka dijeni për këtë çështje. Ne do ta pyesim për dijeninë dhe jo për kompetencat. Kështu që të mos i ngatërrojmë kompetencat zoti Ndreu.

Mësohet se në seancën dëgjimore për Komisionin hetimor “Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për përdorimin dhe administrimin nga strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit të pajisjes “IMSI CATCHER” dhe realizimin nëpërmjet saj të përgjimeve të paligjshme” është edhe kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Ky komision do të shqyrtojë nëse është përdorur pajisja për përgjime të paligjshme brenda territorit të Shqipërisë. Fill pas zbulimit të faktit se Policia e Shtetit dispononte një pajisje të tillë përgjimi, Çako u pezullua nga detyra, e më pas Gjykata e rikthehu sërish në krye të Policisë së Shtetit. Ai bashkë me dy punonjës të tjerë të Policisë së Shtetit u akuzuan për ‘shpërdorim detyre’.

Leave a Reply

Your email address will not be published.