Home / Ekonomia / Ambasadori italian: Çfarë do të ndodhë me Call Center-at në Shqipëri

Ambasadori italian: Çfarë do të ndodhë me Call Center-at në Shqipëri

Ambasadori italian Alberto Cutillo mori pjesë sot në një aktivitet në Bashkinë e Shkodrës për rikualifikimin e ish-Konsullatës italiane në këtë qytet ku ka folur edhe për situatën që mund të krijohet në vendin tonë pas miratimit të ligjit në Itali për zhvendosjen e Call Center nga vendet që nuk janë pjesë e BE.

Ambasadori italian, Cutillo tha në fjalën e tij se bizneset e Call Center dhe fasoneritë nuk rrezikojnë të mbyllen në Shqipëri.

“Thjesht ndryshojnë rregullat”, sipas tij.

“Nuk ka asnjë risk për Call Center. Nuk do të ketë mbyllje të Call Center në Shqipëri. 25 mijë vendet e punës nuk janë të rrezikuara. Për Call Center ligji thjesht shtrëngon rregullat e aktivitetit”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.