Maqedonia

Si do të jetë loja me numra dhe mandate?!

Edhe pse Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shpalli rezultatin me numrin e votave, ku (OBRM-PDUKM fitoi 452,709 vota ose 38.06 përqind, ndërsa LSDM-ja ka fituar 436,469 vota ose 36.69 përqind) askush, as edhe partitë nuk guxojnë të bëjnë projeksion se#farë kjo do të thotë saktësisht në numrin e mandateve apo vendeve të fituar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Çështja që i shqetëson të gjithë është nëse dallimi në vota, 1.37 përqind ose 16,240 vota më shumë për koalicionin qeverisës, pasqyron në mënyrë proporcionale në numrin e mandateve, gjegjësisht nëse proporcioni është 50-50, 51-49 ose 51-50 apo…

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për shkak të perspektivës në përbërjen e qeverisë së ardhshme, të cilat janë shumë të ngushtë me një mandat dallimi, duke pasur parasysh se kjo do t’i japë një shans fituesit i pari të formojë qeverinë.

Kryetari Gjorge Ivanov, sipas Kushtetutës, duhet, brenda 10 ditëve, mandatin për formimin e Qeverisë t’ia jep kryetarit të partisë që ka fituar shumicën e deputetëve.

Asociacioni qytetar “Most” sot herët në mëngjes njoftoi se rezultati është shumë i ngushtë që të mund të thuhet se cila parti ka fituar sa më shumë deputetë, kurse një konferencë për shtyp njoftoi edhe KSHZ gjatë ditës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button