Home / Parlamentare / Pajisja e përgjimit, replika mes Ardian Çipës dhe Flamur Nokës

Pajisja e përgjimit, replika mes Ardian Çipës dhe Flamur Nokës

Nën drejtimin e deputetit Flamur Noka, Komisioni Hetimor për “Imsi Catcher” ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës.

Në cilësinë e dëshmitarit ka raportuar Drejtori i hetimit të krimit të organizuar në Policinë e Shtetit, Ardian Çipa.

Sikundër Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, edhe Çipa deklaroi se të gjitha deklarimet e tij mbi këtë çështje i ka bërë në Prokurori dhe se ligji nuk ia lejon të flasë.

Një fakt i tillë u kundërshtua nga kryetari i Komisionit Noka, i cili tha se nuk është i ligjshëm dhe as i moralshëm kodi i heshtjes.

Ndreu: Nuk ke asnjë të drejtë të më pozicionosh mua si avokat, jam avokat i procedurës siç je dhe ti dhe të gjithë. Opinionet janë të palejueshme në Komision. Dëshmitarit nuk i imponohet se çfarë duhet të thotë, nuk është e detyrueshme të thotë atë që mendon ti.

Noka: Çmoj sugjerimin por ky Komision nuk po kërkon që dëshmitarët të kthejnë përgjigjen që duam ne. Kanë për detyrë ti kthejnë përgjigje Komisionit. Por nuk është etike, as morale dhe as ligjore kodi i heshtjes. Vazhdojmë.

Noka: Zoti dëshmitar mund të na bëni prezent planet e trajnimeve që keni bërë ju në vitin që po lëmë pas?

Çipa: Gjithë dokumentacioni lidhur me trajnimet i është vënë në dispozicion Prokurorisë.

Noka: U është bërë trajnim punonjësve të institucionit që drejtoni lidhur me një pajisje IMSI Catcher?

Çipa: Dokumentacioni është në prokurori.

Zenelaj: A ka përdorur policia e shtetit pajisje IMSI Catcher?

Çipa: Nëse policia ka përdorur ose jo një pajisje të tillë është një procedim i regjistruar nga Prokuroria, procedimi vazhdon. Nuk jam në dijeni të përdorimit të lloj-lloj pajisjeve që policia përdor për raste të veçanta.

Leave a Reply

%d bloggers like this: