Te ndryshme

NASA: Rreziku që na kanoset na gjen të papërgatitur

Ne, njerëzit nuk jemi të përgatitur për të kundërshtuar ardhjen e papritur të një asteroidi apo komete, paralajmëroi të hënën shkencëtari i NASA-s, Dr. Joseph Nuth, gjatë një takimi vjetor me shkencëtarët bërthamorë, mbi temën se si mund të shmangim rreziqet e mundshme kozmike ndaj planetit tonë.

Në kuadër të takimit vjetor të Unionit Gjeofizik Amerikan, Joseph Nuth, studiues në Qendrën e Fluturimit Hapësinor Goddard të NASA-s, tha se edhe pse asteroidet dhe kometat e mëdha dhe potencialisht të rrezikshme janë të rralla, duhet pasur parasysh se nuk bëhet fjalë për “fenomene në zhdukje”.

Nuth dha shembullin e një komete që ka kaluar pranë Marsit në vitin 2014 dhe u zbulua vetëm 22 muaj para se të ndodhej në afërsi të planetit të kuq, kohë e pamjaftueshme për të nisur një mision devijimi të asteroidit, në qoftë se ai do t’i ishte drejtuar Tokës.

“Nëse shikoni orarin e anijeve hapësinore me besueshmëri të lartë dhe nisjen e tyre, duhen pesë vjet për të nisur një anije. Kishim 22 muaj në total”, tha shkencëtari i NASA-s, i cili theksoi mungesën e gatishmërisë përballë ardhjes së papritur të një asteroidi me ato karakteristika.

Në të njëjtën kohë, Nuth rekomandoi që agjencia të ndërtojë një raketë interceptuese së bashku me  anijen vëzhguese.

“Një raketë që duhet të qëndrojë gati për t’u lëshuar brenda një viti, mund të rezultojë e dobishme përballë një asteroidi që vjen nga një vend i vështirë për t’u vëzhguar, si Dielli”, shtoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button