ParlamentarePolitika

Rama, Berishës: Shyqyr që erdhe Sali, se ishin si pula të therura këta

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot nga seanca parlamentare e Kuvendit se paketa e shpërblimeve për kategoritë në nevojë është respekt dhe jo show mediatik siç i konsideron opozita.

Ndërsa, Berisha po hynte në Parlament, Rama ka bërë edhe një batutë në drejtim të deputetëve demokrat.

“Shyqyr që erdhe Sali, se e di si ishin këta apo jo, si pula të therura po rrinin këtu”, ishte ironia e Ramës.

Ndërkohë, Rama theksoi se nga foltorja e Parlamentit se “sot kemi respektin e shprehur, jo me fjalë por me vepra për pensionistët duke ndarë edhe çfarë kemi arritur edhe çfarë nuk kemi arritur të bëjmë dot deri në këtë fazë.

Kur qeverisnit ju nuk kam dëgjuar të jetë kompensuar një frymë e gjallë pas përmbytjeve, ndërsa ne jemi krenar për kompensimet që kemi bërë dhe do të bëjmë për ata që i kanë kafshët e matrikulluara.

Pensionistët do të marrin 60 mijë lekë për herë të parë në fund të vitit, ju thoni është show, le ta gjykojnë shqiptarët.

Edhe familjet në ndihmë ekonomike do të marrin 20 mijë lekë për herë të parë, pas trefishimit të ndihmës.

PAK ju i katandisët në protesta, nuk iu dhatë mundësi të flasin dhe t’i dëgjoni, ata do të marrin 20 mijë lekë.

Për të përmbyturit ju kujtoheni vetëm kur vishni çizme për shoë, ju i ndanit në tanët dhe të atyre, tani do të marrin dëmshpërblimet.

Ata të bregut të Lumit  shiu i gjen të përmbytur nga politika juaj ‘ndërtoi kudo se ndërtimi është bereqet’ ju i çuat ata që ndërtuan në lum.

 Jeni unikal në historinë e civilizimeve, që pati mundësinë të drejtonte një komunitet dhe u tha shkoni te lumi, ne do i dëmshpërblejmë”, u shpreh Rama.

Related Articles

Nje koment

  1. Rama.SHBA BE dhe NATO te bejne pastrimin etnik te shqipetareve nga hajduteria,kriminelet,trafikantet e kopese te Sali Berishes dhe te PD

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button