Keshilla

Preshi dhe ndikimi i tij në sëmundje të ndryshme

Studime të ndryshme kanë zbuluar se preshi ndihmon në rastet e alergjisë, anemisë, astmës, arterosklerozës, sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut, bronkitit, mbipeshës, humbjes së oreksit, depresionit, impotencës, nivelit të lartë të kolesterolit, gurëve në veshka, kollitjes, parandalimit dhe shërimit të kancerit, sterilitetit, ftohjes dhe gripit.

Përveç se është i shijshëm dhe ushqyes, preshi përmban vetëm 27 kalori, e duke pasur parasysh se është i pasur me ujë (97 për qind), është edhe diuretik i shkëlqyeshëm.

Është një produkt që shumë lehtë mund ta gjeni gjatë kësaj periudhe të vitit, ndërsa nëse e konsumoni atë rregullisht organizmi juaj do të funksionojë më mirë.

Konsumohet i freskët, mund edhe të zihet, të shtohet në supë, sallata, pite dhe është ideal për ushqime të yndyrshme, sepse e lehtëson tretjen. Është i pasur me kalium dhe natrium, ndërsa secila pjesë e kësaj perimeje është njëjtë e shijshme dhe e shëndetshme.

Pjesa e bardhë është e pasur me sheqer natyral, fruktozë dhe sakarozë, e për këtë arsye ka një shije paksa të ëmbël e aromatike.

Pjesa jeshile e bimës është e pasur me vitamina dhe substanca aktive, që e forcojnë imunitetin, kështu që është e rëndësishme që të konsumohet në periudhën e ftohtë të vitit, kur jemi më shpesh të ndjeshëm ndaj viruseve, ndërsa ekspertët këshillojnë që të konsumohet i freskët ose që të zihet shumë shkurt në ujë ose të skuqet në vaj, për të mos ia avulluar substancat ushqyese, para së gjithash vitaminat C dhe A.

Studime të ndryshme kanë zbuluar se preshi ndihmon në rastet e alergjisë, anemisë, astmës, arterosklerozës, sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut, bronkitit, mbipeshës, humbjes së oreksit, depresionit, impotencës, nivelit të lartë të kolesterolit, gurëve në veshka, kollitjes, parandalimit dhe shërimit të kancerit, sterilitetit, ftohjes dhe gripit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button