Keshilla

Kjo bimë është “helm” për puçrrat

Nëse keni zgjedhur të trajtoni lëkurën me produkte natyrore atëherë provoni sallatën jeshile.

Lëngu i sallatës jeshile zbut skuqjen e lëkurës nga rrezet e diellit, por në të njëjtën kohë njihet si “helm” kundër puçrrave. Duhet që fletët e saj t’i zieni në zjarr të ngadaltë rreth një orë e gjysmë.

Kullojini dhe ruani lëngun e përftuar.

Atë do ta përdorni si losion, afati i të cilit është tri ditë. Ruheni në një vend të errët dhe të ftohtë.

Sallata jeshile është e pasur me luteinë dhe beta-karoten, vitaminat C dhe K, kalcium, fibra, folate dhe hekur. Po ashtu, sallata jeshile përfshin nutrientë të tjerë si vitaminat A dhe B6, acidin folik, lykopenën, kaliumin dhe zeaxanthinën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button