ParlamentarePolitika

Vetting-u, Xhafaj: Presim vendim të shpejtë, Kushtetuesja është përballë sfidës së integritetit

Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj pret një përgjigje të shpejtë nga ana e Kushtetueses për ligjin e Vetting-un.

Në një prononcim për mediat, ai theksoi se gjyqtarët kushtetues janë sot përpara një përgjegjësie të veçantë për t’u ndarë nga gjykimet dhe pritshmërinë e tyre individuale e përballë sfidës nëse do ta ruajnë integritetin dhe imazhin pozitiv që ka krijuar në vite Gjykata Kushtetuese përballë qytetarëve të këtij vendit.

Gjyqtarët kushtetues janë sot përpara një përgjegjësie të veçantë për t’u ndarë nga gjykimet dhe pritshmërinë e tyre individuale dhe për të parë më shumë se kaq, për të parë se çfarë është në interesin e sistemit të drejtësisë, se çfarë është në interesin e qytetarëve të këtij vendit. Dhe ata janë sot përballë sfidës nëse do ta ruajnë integritetin dhe imazhin pozitiv që ka krijuar në vite Gjykata Kushtetuese përballë qytetarëve të këtij vendit”, tha Xhafaj.

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply to shqipetaret Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button