Kronika e zeze

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktorja Liza Laska

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare aktorja Liza Laska. Homazhet në nderim të aktores do të zhvillohen mesditën e sotme, ora 12:00, në teatrin “Petro Marko” në qytetin e Vlorës. Aktorja Liza Laska lindi në qytetin e Vlorës në 6 shkurt 1926, dhe gjatë karrierës së saj ka luajtur në rreth 20 filma, më i fundit në vitin 2002 “Një ditë e mrekullueshme”.

Në vitin 1971, Laska luajti në filmin e saj të parë “Malet me blerim mbuluar”, e më pas disa filma si “Brazdat”, “Dimri i fundit”, “Dhe vjen një ditë”, “Familja ime”, etj.

liza laska
(Në foto: Aktorja Liza Laska në filmin “Dimri i Fundit”)
Aktorja Liza Laska është vlerësuar dhe me titullin “Artiste e merituar”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button