Politika

PD: KQZ e prokuroria të veprojnë për deputetin Shkëlqim Selami

PD akuzon Edi Ramën se nuk është i gatshëm të zbatojë ligjin e dekriminalizimit, dhe për këtë sjell si fakt rastin e deputetit Shkëlqim Selami.

Përmes një prononcimi nga selia  e PD-së drejtori i Departamentit të rendit dhe sigurisë në PD tha se Rama vazhdon kontratën e tij me krimin në të gjitha format, dhe nuk ka ndërmend të ndahet prej tij.

Ndërkohë që Europa e ka theksuar, e ka vënë tek kushtet e vendit tonë për integrimin europian, Edi Rama nuk bën asnjë përpjekje për aplikimin e dekriminalizimit, për ndarjen me krimin, me personat me të shkuar kriminale që i ka në parlament, në bashki e në zyra qendrore.

Jo vetëm nuk shkarkon Rroshin, të cilit ia quajti publikisht të mbyllur shërbimin kur i doli dënimi në Itali për përdhunim, por jep letra rekomandimi për kreun e bandës në Durrës, Lulzim Berisha, dhe del se po pasuron radhët me anëtarë të rij të klubit të krimit, me deputetë si Selami.

Partia Demokratike i bën thirrje institucioneve që ligji i dekriminalizimit i ngarkon me këtë detyrë, “KQZ dhe Prokuroria, të veprojnë me shpejtësi, të mos i zvarrisin rastet si deputeti Selami, e të tjerë deputetë dhe kryetarë bashkie të kësaj mazhorance”, tha Enkelejd Alibeaj.

Alibeaj e mbylli deklaratën e tij duke thënë: “Eshtë koha për pastrimin e politikës nga krimi”.

shkelqim-selami-655x356

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button