Home / Politika / Rama thumbon Nanon: Katharsisi si ‘Unaza’, kush priti në stacion shpëtoi

Rama thumbon Nanon: Katharsisi si ‘Unaza’, kush priti në stacion shpëtoi

Batuta, urime, thumbime e patjetër edhe shumë ironi ka shoqëruar takimin e djeshëm të kryeministrit Rama, njëherësh kreut të PS me kryetarët socialistë të qarkut në Vlorë.

Në fjalë e sipër, si duket edhë në videon e postuar nga Shqiptarja.com, Rama duke iu drejtuar një anëtari të PS-së, Mezanit, Rama madje komentoi dhe procesin e katharsisit që u realizua në vitin 2003 duke thumbuar keshtu ish kreun e PS, Fatos Nano.

Sipas Ramës, katharsisi qe u iniciua nga kryetari i asaj kohe para 13 vitesh ishte si autobusi i Unazës, kush iku nga PS qëndroi në stacion dhe priti autobusin ti merrte sërish në gjirin e vet.

“Partia gjithmonë e para thua ti që të jemi nërregulll. Ku të iki iki nga partia unë, nuk kam moshë unë të iki ngapartia, vetëm po më përjashtuan.  Mezan e ke thënë ti që është parti e madhe kjo. Mezanit i doli përpara një nga këta që e mori përpara ajo flama e katharsisit se ishte me katharsisin, Mezani. Mirëpo ai iku, ca të tjerë u dogjën po nuk ikën, prapë vetëm kur u futën dhe u thotë ai; Si ishte kjo punë o Mezan? Unë tha ika, dhe asnjë nuk u kujtua për mua. Ca të tjerë ikën dhe erdhën prapë. E, i tha Mezani, po ata e kuptuan që ky ishte autobus unaze. Iku autobusi, qëndruan në stacion, i mori autobuzi prapë. Ti ike, autobusi u kthye por nuk të gjeti. Ndaj problem është se ja u kthye autobusi, por ti nuk je më në stacion. Na i mësove këtë gjë Mezan dhe mbas Mezanit, në mbyllje dua ta mbyll me personin që ishte i pari që më besoi se unë do bëhesha kryetar i PS. I thoshte Mezani do bëhet po jo tani, kurse Pëllumbi i thoshte, do bëhet dhe tani”.

Por ndërsa ngriti dollinë e radhës, Rama u kujtua për një porosi të Gramoz Ruçit që i kishtë dhënë kur u bë kryetar i PS-së.

“Gramoz Ruci më ka dhënë një porosi qëkur u bëra kryetar partie dhe sa herë e dëgjoj aq herë e paguaj. E morë PS më tha, tani Kujdes me dollitë, e kujdes me lavdërimet. Se kur lavdëron 5, mërziten 55, kur ngre dolli për 5 të ikin turivarur, 105. Unë nuk vë mend në këtë aspekt dhe do vazhdoj me dollitë”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: