Home / Kuriozitete / Peshku që ecën dhe frymon në tokë

Peshku që ecën dhe frymon në tokë

peshkuBISCIR është emri i peshkut që ecën dhe merr frymë në tokë. Shkencëtarët kanë mundur të rikrijojnë peshkun e zhdukur 400 mln vjet më parë, nga aftësia për të ecur në tokë e të cilit lindën amfibët, reptilët dhe mamiferët tokësorë. Kjo falë ndihmës së një peshku ‘kontemporan’, i aftë për të marrë frymë edhe jashtë ujit. Për një vit me radhë shkencëtarët vëzhguan aftësinë që peshku kishte për t’u zhvendosur edhe në tokë, në sajë të luspave të tij të forta dhe rezultatet e studimit i botuan në revistën shkencore ‘Nature’. Ky peshk i rrallë ‘laboratori’ jeton në lumenjtë afrikanë dhe quhet ‘Polypterus senegalus’ (BISCIR). Ai jeton në ujëra të cekëta me bazë ranore dhe aftësia e tij për të ecur edhe në tokë i dedikohet skeletit tepër elastik. Kjo karakteristikë sipas shkencëtareve mund të ketë ndikuar miliona vjet më parë në kalimin e tyre në jetën tokësore

Leave a Reply

%d bloggers like this: