Home / Arte / Muzike / Njerëzit në radhë për biletat e koncerit vjenez, Rama publikon foton dhe bën një premtim

Njerëzit në radhë për biletat e koncerit vjenez, Rama publikon foton dhe bën një premtim

Tirana më 2 janar të vitit 2017-të do të bëhet qendra e re e performancës madhështore të “Koncertit të Vitit të Ri vjenez”.

Për të parë një pjesë të Filarmonisë së Vjenës, pjesë e së cilës është edhe violinisti shqiptar Shkëlzen Doli, duket se ka mjaft interes.

Të paktën kështu duket nga një foto e publikuar sot prej kryeministrit Edi Rama, ku dhjetëra njerëz presin në radhë për të siguruar një biletë. Përveç fotos, kryeministri bën edhe një premtim: kthimin e këtij eventi në një traditë kulturore të Tiranës.

“Radha për bileta për Koncertin e Vjenës në Tiranë, më 2 janar😀👍një event artistik unikal që duam ta kthejmë në traditë kulturore të kryeqytetit të Shqipërisë Europiane🇦🇹🎻🎼🇦🇱”, shkruan Rama.

Leave a Reply

%d bloggers like this: