Muzike

Njerëzit në radhë për biletat e koncerit vjenez, Rama publikon foton dhe bën një premtim

Tirana më 2 janar të vitit 2017-të do të bëhet qendra e re e performancës madhështore të “Koncertit të Vitit të Ri vjenez”.

Për të parë një pjesë të Filarmonisë së Vjenës, pjesë e së cilës është edhe violinisti shqiptar Shkëlzen Doli, duket se ka mjaft interes.

Të paktën kështu duket nga një foto e publikuar sot prej kryeministrit Edi Rama, ku dhjetëra njerëz presin në radhë për të siguruar një biletë. Përveç fotos, kryeministri bën edhe një premtim: kthimin e këtij eventi në një traditë kulturore të Tiranës.

“Radha për bileta për Koncertin e Vjenës në Tiranë, më 2 janar??një event artistik unikal që duam ta kthejmë në traditë kulturore të kryeqytetit të Shqipërisë Europiane??????”, shkruan Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button