Home / Kronika / Aksidenti në Vlorë, Rama vizitë në shtëpinë e Kristi Panajotit, biseda me babanë

Aksidenti në Vlorë, Rama vizitë në shtëpinë e Kristi Panajotit, biseda me babanë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një vizitë ngushëlluese në familjen e Kristi Panajotit, adoleshentit që humbi jetën në aksidentin e Lungomares, në Vlorë.

Vizita e Ramës bashkë me kryebashkiakun Leli u bë pak orë pas protestës paqësore që miq, familjarë e qytetarë zhvilluan të shtunën në Vlorë, duke kërkuar drejtësi nga shteti dhe dënim për përgjegjësit.

Babai i Kristit, Renato Panajoti i tregoi me detaje kreut të qeverisë çdo gjë në lidhje me aksidentin që i mori jetën djalit të tij në një gropë të hapur në “Lungomare”.

Ai i kërkoi vënien para drejtësisë të fajtorëve.

“Kryeministri qëndroi me ne për rreth 40 minuta. Ai tha se tenderi për rrugën ishte i Bashkimit Europian dhe se institucionet do ta ndjekin ngjarjen deri në fund,” thanë familjarët e Kristit, raporton BalkanWeb.

Leave a Reply

Your email address will not be published.