Home / Parlamentare / Manjani sqaron amnistinë te “Ligjet”: Katër kategoritë që nuk përfitojnë

Manjani sqaron amnistinë te “Ligjet”: Katër kategoritë që nuk përfitojnë

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka zhvilluar sot një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, ku po diskutohet për amnistinë e fundvitit.

Duke u shprehur se kjo amnisti nuk ka për qëllim të ulë mbipopullimin në burgje, Manjani theksoi se synohet t’i jepet shans të gjithëve për barazi para ligjit.

Kreu i Drejtësisë sqaroi edhe kategoritë e të dënuarve që nuk përfitojnë nga kjo amnisti.

“Amnistia e fundvitit nuk ka për qëllim të ulë mbipopullimin në burgje. Por ka një specifikë, ndryshimi i shpeshtë i legjislacionit.

Ne do t’i japim shans të gjithëve për barazi para ligjit. Në sistemin tonë kemi mbi 6000 persona.

Duam që viti i ri të na gjejë me reformë në drejtësi të filluar.

Ka disa kategori të dënuarish që nuk përfitojnë nga amnistia.

Zyrtarët publikë nuk përfitojnë.

Nuk përfitojnë përsëritësit, as vrasësit.

Po kështu nuk amnistohen dhunuesit në familje.

Janë 670 persona të dënuar që lirohen nga amnistia”, tha ministri Manjani.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.