ParlamentarePolitika

Negociatat, tetë deputetë kërkojnë interpelancë me Ramën

Tetë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kërkojnë interpelancë urgjente me kryeministrin e vendit Edi Rama dhe për këtë kanë dorëzuar sot një kërkesë pranë Kuvendit.

Deputetët kanë kërkuar sqarime nga Rama në lidhje me çështjen e hapjes së negociatave për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.

Ndërsa siç parashikohet në rregullore, kryeministri do të duhet t’ju përgjigjet shqetësimeve të tyre në seancën e së enjtes.

Kërkesa është firmosur nga deputetët Ben Blushi, Mimoza Hafizi, Dashamir Shehi, Astrit Patozi, Vangjel Dule dhe Agron Duka.

Ata janë të shqetësuar për faktin se BE nuk vendosi një afat për hapjen e negociatave, gjë e cila sipas tyre, shkakton pengesa dhe pasguri si dhe cënon imazhin e vendit.

Deputetët nënvizojnë se “hapja e negociatave me BE është një çështje prioritare e politikës sonë” dhe për këtë arsye ata kërkojnë “interpelancë urgjente me kryeministrin e vendit, lidhur me veprimtarinë e tij dhe të qeverisë në këtë proces”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button