Kosova

Jahjaga: Ky vit, të shënojë kthesën e madhe për ndryshim në sistemin e arsimit

jahjaga-ky-vit-t-euml-sh-euml-noj-euml-kthes-euml-n-e-madhe-p-euml-r-ndryshim-n-euml-sistemin-e-arsimit_hdPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga vlerëson se Kosovës i duhet një arsim më cilësor, me një sistem të reformuar të arsimit dhe me përgatitje profesionale për mësimdhënie.

Sipas presidentes Jahjaga, duhet gjithashtu angazhim i plotë i të gjitha institucioneve tona për të ofruar një sistem të drejtë të arsimit, që do t’u mundësojë fëmijëve tanë një shkollim sa më cilësor.

Jahjaga ndër tjerash thotë se arsimi është bazë e ndërtimit të shoqërisë, themel i fuqishëm i së ardhmes së vendit tonë dhe i zhvillimit të përgjithshëm të tij.

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2014/2015, duke uruar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit thotë se ky vit duhet të shënojë kthesën e madhe për ndryshim në sistemin e arsimit, një kthesë që do të ndihmojë edhe nxënësin, edhe mësuesit, edhe prindërit për ta ndërtuar një të ardhme të bazuar në dije që do të ndryshojë të tashmen tonë.

“Reforma në arsim është domosdoshmëri sepse do të mbajë fëmijët dhe rininë tonë brenda vendit, të cilët me kontributin e tyre do ta ndihmojë shtetin e tyre”, thotë Jahjaga.

Një urim të veçantë, ajo e bënë për të gjithë nxënësit që sot ulen për herë të parë në bankat shkollore, duke nisur një kapitull të ri e shumë të rëndësishëm në jetën e tyre, që nga sot të mbushur me sfida e kërkesa për dije e zhvillim të ri.

Jahjaga duke uruar për një nismë të mbarë dhe një vit kthese e suksesi të gjithëmbarshëm, shpreson se ky vit shkollor do ti gjejë të gjithëve me angazhim dhe me rezultate më të mëdha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button