ParlamentarePolitika

Rama i përgjigjet sot 7 deputetëve, dekreti për mbetjet jashtë rendit

Dekreti i Presidentit për menaxhimin e integruar të mbetjeve nuk do të jetë në rendin e ditës në seancën e fundit parlamentare për vitin 2016.

Në rendin e ditës për punimet e sotme të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit thuhet se “vijon puna në komisione parlamentare për projektiligjet që ishin parashikuara në kalendarin për tu miratuar në seancën plenare të 22 dhjetorit”, ku mes këtyre projektligjeve është edhe dekreti i Presidentit.

Në rend dite janë 20 pika për diskutim, ku më kryesoreja është ajo e interpelancës urgjente me kryeministrin Edi Rama, kërkuar nga shtatë deputetë të Kuvendit të cilët shprehën shqetësimin për shtyrjen me afat të pa njohur të hapjees së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Një tjetër projektligj i cili pritet të miratohet në këtë seancë është edhe ajo për amnistinë për të burgosurit.

Po ashtu në diskutim është edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 1, të marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së RSH dhe Qeverisë së SHBA, për kontrollin e lëndëve narkotike dhe zbatimin e ligjit”

Në seancën e 22 dhjetorit kuvendi pritet që ti japë fund veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi.

Disa pr/ligje që vijone diskutimet ne Komisionet Parlamentare

Po ashtu janë shtyrë për vitin e ardhshëm disa projekligje të tjera si: Projektligji “Pёr nxitjen e pёrdorimit tё energjisё nga burimet e rinovueshme”; – Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 13/2013 “Për koncensionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar”; – Projektligji “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”; – Projektligji “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”; – Projektligji “Për statusin e punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit”; – Dekreti nr. 9765, datë 14.10.2016 “Për kthimin e ligjit nr. 92/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10463, datë 22.09.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar”; – Dekret nr. 9769, datë 18.10.2016, “Për kthimin e ligjit nr. 93/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9640, datë 9.11.2006, “Për dhomat e tregëtisë dhe industrisë”, të ndryshuar”; – Projektligji “Për miratimin e kontratës ndryshuese të kontratës së koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet kontraktues, dhe shoqërive “Sicpa Security Solutions, s.a.” e “Sicpa Security Solutions, Albania”, sh.p.k., “Për projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave”, të miratuar me ligjin nr. 10381, datë 24.2.2011”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button