Maqedonia

‘Presim fund të qetë të zgjedhjeve, retorika e rrezikshme e largon vendin nga BE’

Bashkimi Evropian pret që të gjitha partitë të marrin pjesë në mënyrë të qetë të rivotimit, që të mbarojë procesi zgjedhor në vend dhe të zgjidhet qeveria, ka thënë sot zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, raporton MIA nga Brukseli, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Ne i vërejtëm vendimet e KSHZ-së dhe Gjykatës Administrative. Tani duhet të lejohet procesi i ankesave që të zhvillohet në rrjedhat e veta, pa asnjë ndërhyrje. Presim të gjithë partitë të marrin pjesë në mënyrë konstruktive në procesin zgjedhor dhe formimin e Parlamentit dhe Qeverisë së re’, tha Kocijançiç.

Ajo shtoi se Unioni pret nga të gjitha partitë politike në Maqedoni të tregojnë përgjegjësi të madhe. Sipas Kocijançiçit, KE e dënon çdo retorikë të rrezikshme, ku sipas saj, retorika e çon vendin largë rrugës euroatlantike, të cilët qytetarët e saj e duan dhe e meritojnë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button