Home / Teknologji / 18 pajisjet e reja teknologjike që do të prezantohen në IFA Berlin 2014

18 pajisjet e reja teknologjike që do të prezantohen në IFA Berlin 2014

ifaSiç dihet, më vonë gjatë javës do të fillojë panairi i madh i teknologjisë IFA në Berlin, dhe në këtë ngjarje të madhe të industrisë pritet të prezantohet shumë pajisje të reja.

Në fakt, në këtë ngjarje priten të prezantohen edhe më shumë produkte të reja sesa në Kongresin Botëror Mobil që mbahet në Barcelonë në muajin shkurt.

Në këtë rast, pritjet janë që rreth 18 modele të reja të pajisjeve mobile do të prezantohen, brenda 5-6 ditëve të ardhshme, nëse jo edhe më herët.

Asus
Asus Smart Watch – Ora e mençur e Asus tashmë është konfirmuar, dhe pritet të kushtojë më pak sesa modelet rivale, përkatësisht LG G Watch dhe Samsung Gear Live.

Asus PadFone X mini – ky model i telefonit mund edhe të mos prezantohet në IFA, sepse tashmë dihet se i njëjti do të prezantohet nga operatori mobil amerikan AT&T.

Asus Transformer Pad TF303 series – dy tabletë të rinj që mund të transformohen edhe në laptopë. Njëri pritet ta sjell procesorin e Intel, ndërsa tjetri atë të Qualcomm.

HTC

HTC Desire 820 – gjithashtu është paralajmëruar, dhe modeli mesatar i telefonit të HTC do të sjell procesorin e Qualcomm 64-bit Snapdragon 615.

HTC smart Watch – është koha që edhe HTC ta prezantojë orën e saj të mençur, e cila nuk dihet nëse do të prezantohet zyrtarisht në IFA, këtë vit.

Huawei

Huawei Ascend D3 (apo D7) – fableti i avancuar i kompanisë kineze do të sjell procesorin Kirin 920, bashkë me karakteristikat tjera të avancuara.

LG

LG G3 me Snapdragon 805 – Ky model tashmë është prezantuar në Kore, dhe i njëjti pritet të vijë edhe në IFA, për debutimin e tij në tregun evropian.

Lenovo
Lenovo Vibe X2 – ky do të jetë një model i avancuar i telefonti që do të sjell 2.2 GHz octa-core CPU, ekranin me 5” në 1080p, 2GB RAM, 32GB memorie të brendshme, kamerën e pasme me 13MP dhe atë frontale me 5MP. Si dhe Moto X+1 – ose versionin e avancuar dhe të ri të Moto X.

Microsoft
Në Gjermani, pritet që Microsoft të sjell dy modele të reja të telefonave në Windows Phone 8, përkatësisht modelet Nokia Lumia 730, telefoni i lirë për selfie, dhe Nokia Lumia 830 – një model mesatar me kamerë të mirë.

Samsung
Samsung Galaxy Note 4 – fableti më i ri i Samsung pritet të prezantohet në IFA, me fast quad/octa core chip, kamerën e pasme me 16MP me Optical Image Stabilization, 3 apo 4 GB RAM, ekranin Quad HD dhe shumë specifika tjera të rëndësishme. Bashkë me Note 4 pritet që lideri global i pajisjeve mobile ta sjell edhe Samsung Gear VR.

Sony
Kompania japoneze pritet që të sjell 5 ose 6 modele të reja të pajisjeve mobile, duke përfshirë. Sony SmartWatch 3, Sony SmartBand Talk, Sony Xperia Z3, Sony Xperia Z3 Compact që pritet të sjell procesorin e Qualcomm Snapdragon 801, 2GB RAM dhe komponenta tjera të avancuara, si dhe Sony Xperia Z3 Tablet Compact – tabletin me 8 ose 9”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: