Maqedonia

‘Shumica e shqiptarëve duan koalicion me Zaevin’ (Video)

Edhe pse nuk është e sigurtë se cila parti politike do të merr mandatin për formimin e qeverisë së re, partitë tashmë kanë filluar të bëjnë llogaritjen se me cilën do të koalicionojnë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Është e qartë se qeveria e re nuk mund të përbëhet nëse nuk përfshihen edhe partitë politike shqiptare, dhe në këtë kontekst, CIVIL Media, ka anketuar qytetarët e Shkupit se: me cilën parti duhet të koalicionojnë partitë shqiptare? Pothuajse të gjithë janë përgjigjur se më mirë për qytetarët shqiptarë dhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë në përgjithësi, nëse formohet qeveria e re do të ishte e përbërë nga kryetari i opozitës, Zoran Zaev, me pjesëmarrje edhe të partive shqiptare.

‘Partitë politike shqiptare duhet të koalicionojnë me Zoran Zaevin, sepse ai mendon mirë për të gjithë qytetarët dhe nuk bën ndarje’, tha njëri nga anketuesit.

‘Me OBRM-PDUKM ishim 15 vite dhe asgjë nuk fituam, tani duhet ‘provojmë fatin’ me Zaevin’, ka deklaruar një tjetër qytetar.

Disa nga të anketuarit edhe pas kamerave të CIVIL thanë se frikësohen publikisht ta thonë mendimin e tyre, pse mund të kenë pasoja. Por, ata thonë se duhet të përfundojë politika nacionaliste dhe të gjithë të jetojnë së bashku pa dallim etnike dhe religjioze.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button