ParlamentarePolitika

KQZ mblidhet për mandatet e Tahirit, Selamit dhe Roshit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen pas kërkesës së Prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetëve, Dashamir Tahiri dhe Shkëqlim Selami, si dhe kreut të bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi.

Deputeti Selami ka qënë vetë i pranishëm, ndërsa Roshi përfaqësohet nga avokati i tij Theodhori Sollaku.

Prokuroria kërkoi heqjen e mandatit të tre zyrtarëve pasi kanë fshehur të dhënat në formularin e dekriminalizimit.

Kreu i KQZ-së Denar Biba tha se KQZ nuk është gjykatë dhe do të mundohet të bëjë një proces korrekt.

Avokati i Roshit, Sollaku: Kryetarët e bashkive shkarkohen vetëm nga kryeministri
Avokati i kreut të bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi ka kërkuar që KQZ ti kërkojë Prokurorisë së Përgjithshme aktet proceduriale mbi të cilat janë mbështetur konkluzionet për të kërkuar heqjen e mandatit të Roshit. Theodhori Sollaku tha se pavarësisht vendimit që do të marrë KQZ, nuk ka të drejtën ti heqë mandatin Roshit, por duhet t’i drejtohet kryeministrit.

“Ne sot nuk kemi asnjë përgjigje përvec porosive. Informacionet që kemi në tavolinë nuk na referon asnjë dokument shkresor të ardhur nga Italia. Prokuroria të plotësojë kërkesën që i keni bërë ju 7 muaj më parë. Për të marr një vendim që i mbrojturi prej meje është subjekt i dekriminalizimit, ju minimalist duhet të keni një vendim të konfirmuar nga autoritetet gjyqësore”, tha Sollaku.

Kryetarët e bashkive, vijoi ai, shkarkohen vetëm nga kryeministri. “Edhe nëse konkludohet se është në ato raste, mendojmë që detyra është vetëm konsatimi. Ne kemi një dispozitë kushtetuese, neni 115, që parashikon se kryetarëet e baskhive shkarkohen nga Këshilli i Ministrave, dhe ky vendim çekohet nga Gjykata Kushtetuese”, tha Sollaku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button