Politika

PD: Në vend të shpërblimeve, Rama torturon mësuesit me dreka partie

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin se po përdor politikisht mësuesit e vendit.

Duke iu referuar drekës së një dite me parë në Kombinat, Luçiano Boçi, tha se edhe sot me urdhër partie mësuesit e Kamzës po rreshtohen me pjata para për të përtypur propagandë e fushatë elektorale pa hesap.

Deklarata

Skandaloze ajo që ndodhi dje me mësuesit e Tiranës e po ndodh edhe sot me ato të Kamzës!

Në vend që Rama t’i japë mësuesve shpërblimin e fundvitit, siç i takon dhe e kërkon kodi i punës e kontrata kolektive, u imponon atyre një lëmoshë-drekë me Ministrin e Brendshëm, sipas kodeve partiake.

Në vend që t’i lënë pak rehat, të shijojnë së paku pushimet e Krishtlindjeve e Vitit të ri, mësuesit i rreshtojnë me zor, me pjata para, për të përtypur propagandë e fushatë elektorale pa hesap, sipas kodeve të arrogancës.

Dhe jo vetëm kaq.

Ministri i Brendshëm, nuk heziton të pozojë para të gjithë mësuesve, me njerëz të arrestuar vetëm para një viti, sipas kodeve të mafias.

Të arrestuar, pikërisht për krim ndaj vetë policisë së shtetit e tani të emëruar nga Rama mësues, siç është rasti i fotos me Ermal Myrton.

Rama me Ministrin e tij të brendshëm, hapur përqafojnë krimin, promovojnë krimin dhe mbështesin krimin.

Rama dhe Ministri i tij janë përkrah Elvis Roshit, Armando Prengës e Ermal Myrtos.

Rama dhe krimi janë sot një e të pandarë.

Largimi i Ramës, është largim i krimit nga politika.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button