Kronika

Hetimi i CEZ, Rama dëshmon të enjten në komision

Kryeministri Edi Rama, do të jetë i pranishëm të enjten në mbledhjen e komisionit hetimor për çështjen CEZ, bënë të ditur për ATSH-në burime nga Kuvendi.

Kryeministri pritet t’í përgjigjet pyetjeve të deputeteve për zgjidhjen me mirëkuptim te marrëveshjes mes palës shqiptare dhe kompanisë çeke, CEZ, në korrik 2014.

Një javë më parë në këtë komision dëshmoi ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri.

Në prill të këtij viti Kuvendi miratoi kërkesën e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor që do të hetonte zgjidhjen e marrëveshjes së mirëkuptimit mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë CEZ, e miratuar në parlament më 31 korrik 2014.

Po ashtu, maxhoranca nga ana saj kërkoi ngritjen e një tjetër komisioni, që do të hetonte procesin e privatizimit të OSSH nga kompania çeke në vitin 2009, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button