Ekonomia

Eksportet rriten me 17.4 %, ndikimin kryesor e japin mineralet dhe tekstilet

Në muajin nëntor 2016 eksportet e mallrave arritën vlerën 23 miliardë lekë, duke u rritur me 17,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 5,4 % në krahasim me tetorin e 2016.

Sipas raportit për tregtinë e jashtme, publikuar të mërkurën nga INSTAT-i, importet e mallrave në muajin nëntor 2016 arritën vlerën 49 miliardë lekëve, duke u rritur me 0,6 %,
në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me 1,0 % në krahasim me tetor 2016. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 26 miliardë lekë, duke u ulur me 10,5 %, krahasuar me nëntorin e 2015 dhe me 6,0 % në krahasim me tetorin e 2016

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve

Rritja vjetore e eksporteve prej 17,4 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +5,9 pikë përqindje, “tekstile dhe këpucë” me +5,7 pikë përqindje, “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,9 pikë përqindje.
Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar negativisht grupet “prodhime druri dhe letre” me -0,3 pikë përqindje, “lëkurë dhe artikuj prej tyre” me -0,2 pikë përqindje.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve

Rritja vjetore e importeve prej 0,6 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet“ushqime, pije, duhan” me +1,1 pikë përqindje, “produkte kimike dhe plastike” me +0,9 pikë përqindje, “tekstile dhe këpucë” me +0,5 pikë përqindje.
Në ndryshimin vjetor të importeve ka ndikuar negativisht grupi “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,2 pikë përqindje, “materiale ndërtimi dhe metale” me -0,2 pikë përqindje, “lëkurë dhe artikuj prej tyre” me -0,2 pikë përqindje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button